Debat i nxehte per zgjedhjet
Nga Zijadin Gashi*
PRISHTINE - Partite opozitare ne Kuvendin e Kosoves e kane kundershtuar serish vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu, sipas te cilit, nuk do te kete zgjedhje parlamentare gjate ketij viti, por ne fund te vitit 2011. Debati per zgjedhjet eshte iniciuar nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. Shefi i Grupit Parlamentar te AAK-se, Ardian Gjini, vleresoi se vendimi i presidentit ishte i gabuar, jashteligjor dhe me pasoja per Kosoven. Gjini ka kritikuar presidentin Fatmir Sejdiu per marrjen e vendimit pa konsultim me partite politike, duke e pasur parasysh rolin e tij unifikues ne Kosove. Deputeti Gjini numeroi disa nga arsyet, pse, sipas AAK-se, duhet te mbahen zgjedhjet gjate ketij viti. "Pushteti ne Kosove ka degraduar. Kosova duhet te largohet prej ketij shtegu ne te cilin ka hyre. Kosova eshte si nje anije, e cila eshte terhequr prej te tjereve deri me tash dhe ne nje moment kur eshte leshuar vetem dhe e ka shpallur pavaresine, ka devijuar prej kursit. Kemi sistem te paafte qeverises, kemi sistem korruptiv qeverises, kemi sistem qe po i shkakton dem Kosoves dhe vetem zgjedhjet mund ta nxjerrin Kosoven prej ketij sistemi te gabueshem", tha Gjini.
Argumentet e deputetit Ardian Gjini jane kundershtuar nga partite ne pushtet. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nga radhet e Partise Demokratike te Kosoves, tha se opozita po thirret shume ne pakon e Ahtisaarit, por rikujtoi se Kosova tash e ka edhe Kushtetuten, e cila, sipas tij, duhet te jete baze e cdo vendimi te rendesishem ne Kosove. Krasniqi i sfidoi partite opozitare se ato nuk mund te vijne ne pushtet me kete fuqi qe kane. "Nuk i konvenion Kosoves qe ne kete kohe kur ajo duhet te njihet nga vendet tjera, te humbe kohe ne zgjedhje te parakohshme, per te cilat nuk ka arsye. Dhe, nje porosi per opoziten dhe te gjitha partite politike - le ta harrojne partite politike qe te vijne ne qeverisje te vendit me 10, 5 apo 7 per qind. Ai qe e fiton voten nga qytetaret e Kosoves, e merr mundesine. Jemi matur dhe e kemi konfirmuar kater-pese here qe jemi me te forte se ju", deklaroi Krasniqi.
Fjalimit te Krasniqit i eshte kunderpergjigjur deputetja e Lidhjes Demokratike te Dardanise, Besa Gaxherri, e cila tha se kur Kushtetuta dhe Pakoja e Ahtisaarit bien ne kundershtim, vlejne zgjidhjet e Pakos. Ajo tha se kjo Pako parasheh qarte qe zgjedhjet duhet te mbahen nente muaj pas shpalljes se pavaresise. "Kemi aprovuar nje Kushtetute mbi te cilen eshte Pakoja e Ahtisaarit dhe ku ka papajtueshmeri, ne duhet te kthehemi tek Pakoja e Ahtisaarit. Kemi obligim qe ta instalojme demokracine ne kete vend dhe kemi obligim ndaj dokumenteve qe i aprovojme vet", u shpreh Gaxherri.
Ne anen tjeter, shefi i Grupit Parlamentar te Lidhjes Demokratike te Kosoves, Lutfi Haziri, doli ne mbrojtje te vendimit te presidentit Sejdiu qe zgjedhjet te mbahen ne vitin 2011. "Se paku e kemi nje harte zgjedhore ne Kosove. E dime qe deri me 8 janar te vitit 2012 ekzistojne institucione legjitime, te cilat duhet te jene funksionale. Kjo harte zgjedhore besoj qe na ndihmon te gjithe neve ne realizimin e objektivave tona dhe detyrat shteterore, kushtetuese jane ne radhe te pare", tha Haziri.
Nderkaq, Aleanca Kosova e Re kerkoi miratimin e nje deklarate politike, me te cilen Kuvendi do ta ftonte presidentin Sejdiu qe t'i hape konsultimet me partite politike ne lidhje me zgjedhjet. Por, ky propozim nuk eshte mbeshtetur nga partite ne pushtet. Kurse, jogatishmeria e pozites per mbajtjen e zgjedhjeve kete vit, nga opozita eshte cilesuar si deshmi se qeverisja ne Kosove eshte ne krize.
* REL