Tirane, peticion OKI-it per Kosoven
Nje peticion me 50 mije nenshkrime te qytetareve te Shqiperise do t'i dergohet te dielen Organizates se Konferences Islamike. Peticioni kerkon nga vendet anetare te kesaj organizate te njohin pavaresine e Kosoves. "Per ne si myslimane ka qene befasi qe bota arabe nuk e ka njohur shtetin e Kosoves. Ne menduam t'i apelojme vendeve qe dhane ndihma humanitare per Kosoven ne vitin 1999", thane per agjencine e lajmeve Reuters organizatoret e peticionit. Ata evidentuan se peticioni eshte nenshkruar nga qytetaret e te treja besimeve fetare qe ekzistojne ne Shqiperi.