Filipi: Do më pëlqente të luaja me Mikolin
Palermo ka një marrëveshje me Ravenën, për të blerë gjysmën e kartonit të sulmuesit Brian Filipi. Akordi skadon në fund të qershorit dhe këto do të jenë orët vendimtare për të ardhmen e 19-vjeçarit të Shpresave kuqezi. "Isha shumë i kënaqur kur Palermo i kërkoi Ravenës këtë opsion. Nuk e prisja që një skuadër e rëndësishme në Serinë A të interesohej për mua, edhe sepse nuk isha aktivizuar rregullisht", deklaroi lojtari i talentuar. "Me sa duket, në ndeshjet ku kam luajtur, jam paraqitur mirë. Tashmë duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë klubi sicilian, sepse unë kam edhe katër vjet kontratë me Ravenën". Më tej, sulmuesi shqiptar shtoi: "Mikoli është lojtari që më ka mahnitur më shumë, do të më pëlqente të luaja kundër tij. Por vlerësoj edhe mbrojtësin e ri danez, Simon Kjaer, shtoi Filipi. A i ngjaj Mikolit? Ky krahasim do të ishte i ekzagjeruar. Ndoshta kemi disa karakteristika të njëjta, por ai është një talent i jashtëzakonshëm". Nëse gjithçka shkon mirë, te Palermo ai mund të luajë përkrah Hykës dhe Ujkanit, dy shokëve të përfaqësueses U-21. Ndërkohë, klubi zirozë zotëron edhe gjysmën e kartonit të një tjetër talenti shqiptar: bëhet fjalë për Edgar Canin, i cili luan tek Askoli dhe cilësohet "Kristian Vieri i ri".