E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosaktivizimi, Hyka kushton 750 mijë euro

Përveç interesimit nga Palermo dhe Xhenoa në Serinë A, Jahmir Hyka ka edhe oferta nga Spanja. Mesfushori i Kombëtares është vënë në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere dhe skuadrat e interesuara mund ta blejnë për "vetëm" 750 mijë euro. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri Sokol Haxhia, i cili sqaroi situatën e talentit 21-vjeçar. "Mainci ka shumë shpresa te ky djalosh dhe në Gjermani besojnë se do të bëhet lojtar i madh, edhe sepse luan me Kombëtaren shqiptare. Mendoni që ai i kushtoi 3.5 milionë euro klubit, vetëm kur ishte 19 vjeç", tha Haxhia. "Përveç Palermos dhe Xhenoas, për Jahmirin kam oferta edhe nga Spanja. Mainci pretendon të paktën 8 milionë euro për kartonin e tij, por lojtari ka një klauzolë në kontratë që e lejon të largohet me një të pestën e çmimit, nëse nuk ka luajtur një numër të caktuar ndeshjesh. Duke shfrytëzuar këtë pikë, shifra maksimale që mund të paguhet është 750 mijë euro. Vitin e kaluar, djaloshi përfitoi 400 mijë euro rrogë dhe besoj se ai vlen dhjetë herë më shumë nga sa paguhet". Ndërkohë, vetë mesfushori pasi ka deklaruar se ëndërron të luajë në Serinë A, zbuloi edhe preferencat: "Xhenoa është një skuadër e mirë, që këtë vit luan në Europë, por mua më pëlqen më shumë të luaj në Palermo".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›