Filipinasi Manu Pakiao ruan titullin boteror ne peshat e mesme ne boks
Brezi i artë i kampionit do të mbetet aty ku ishte edhe para ndeshjes. Filipinasi Manu Pakiao mbrojti titullin botëror në peshat e mesme në boks duke fituar me pikë ndaj meksikanit Huan Manuel Markez në Las Vegas.
Pas 12 raundeve të ashpër dhe me goditje të të dy boksierëve, gjyqtarët dhanë një vendim të ngushtë në favor të filipinasit. Ndeshja ishte e vlefshme për federatën ËBO dhe rezultatet ishin 115-113, 116-112 dhe 114-114, duke i dhënë mundësi Pakiaos që të mbronte titullin e tij.
Ashtu si dy ndeshjet e mëparshme mes dy boksierëve, edhe kjo do të sjellë polemika, pasi rezultati ishte i paqartë deri në fund, ndërsa besohet se filipinasi mund të ketë përfituar nga shpejtësia më e madhe e lëvizjes me këmbë dhe e goditjes me grusht.
Plot 15 000 tifozë ishin në MGM Grand Garden Arena, përfshi edhe ish-kampionin absolute të botës në peshat e rënda, Majk Tajson.
Së pari, në maj të vitit 2004, dy boksierët u ndanë në barazim, ndërsa në mars 2008, Markez humbi titullin e tij në federatën ËBC, pasi Pakiao fitoi vetëm me një pikë më shumë.