Filipine, 35 të vdekur nga një aksident me autobus
47 persona, të gjithë të kombësisë filipinase, ndodheshin në autobusin që ishte nisur nga qyteti Baguio, në një rajon malor 200 kilometra në veri të kryeqytetit Manila. Sipas një zëdhënësi të policisë, autobusi ra në një humnerë si pasojë e një defekti në frena.
Zyrtari i policisë Agrimero Cruz njoftoi se 35 persona kanë gjetur vdekjen dhe gjashtë të tjerë janë plagosur rëndë. Muajin e kaluar 15 persona humbën jetën në një aksident me autobus në ishullin Cebu, në pjesën qendrore të vendit.