E Diel, 1 Nëntor 2026

Filipine, 43 të vdekur nga tërmeti

Zyrtarët ushtarakë në Filipine thanë se një tërmet i fuqishëm prej 6.9 ballë i shkallë Rihter ka lënë të vdekur 43 persona në qendër të Filipines.

Tërmeti i sotëm, ka shkatërruar ndërtesat dhe ka shkaktuar rrëshqitje të dheut, nga e cila janë mbuluar dhjetëra shtëpi, duke i zënë banorët brenda.

Nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami.

Pothuajse katër orë pas tërmetit, është dëgjuar një lëkundje tjerër prej 6.2 shkallësh, që ka shqetësuar shpëtimtarët dhe të mbijetuarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›