E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi e quan skandal veton ruse për Sirinë

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka thënë se Franca e Gjermania nuk do ta braktisin popullin e Sirisë, ndërsa e ka quajtur skandal veton e Rusisë ndaj projektrezolutës së Kombeve të Bashkuara.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë në Paris, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Do t`i telefonoj presidentit rus Dimitri Medvedev këtë pasdite në lidhje me Sirinë dhe me lejen e kancelares, do të flas në emer të të dyve. Edhe kryeministri francez do ta thërrasë kryeministrin Putin për të njëjtën çështje”, ka thënë Sarkozi.

Rusia dhe Kina i kanë vënë veto rezolutës së OKB-së. Moska ka deklaruar se ajo është shkruar nga fuqitë perëndimore.

Në fakt, rezoluta është përpiluar nga vendet e Ligës Arabe dhe është paraqitur para Këshillit të Sigurmit të OKB-së nga Maroku, me mbështetjen e Perëndimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›