E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu, serbët në përgatitjet e fundit për referendumin

Përfaqësuesit e serbëve të komunave në veri të Kosovëspo bëjnë përgatitjet e fundit për referendumin, nga i cili kërkohet të dihet nëse serbët mbështesin apo jo institucionet e Kosovës.

Referendumi konsiderohet ilegal nga Prishtina, por nuk ka as mbështetjen e Beogradit zyrtar.

"Komisionet zgjedhore po bashkëpunojnë mestyre, janë caktuar këshillat e votimit, si dhe janë emëruar edhe personat përgjegjës për punët rreth refrendumit", thotë njëri nga anëtarët e komisionit Lubo Radoviç.

Sipas tij, në katër komunat veriore janë përcaktuar 84 qendra votimi, ku mund të votojnë 35 mijë e 500 qytetarë. Referendiumi në veri ka nxitur debat të nxehtë mes vetë përfaqësuesve të komunitetit serb, por edhe mes veriut e Beogradit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›