E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik: Meritoj medalje të lirisë për vrasjet

Njeriu, i cili pranoi autorësinë e shpërthimit dhe sulmit që la të vrarë 77 persona në muajin korrik në Norvegji, i ka thënë një gjykate se meriton medaljen e lirisë për vrasjet që ka bërë dhe ka kërkuar që të lirohet menjëherë.

Ekstremisti i krahut të djathtë, Anders Breivik, është paraqitur në një seancë dëgjimore në Osllo të hënën, në të cilën ishin edhe të mbijeturit e sulmit dhe familjarët e viktimave. Breivik ka pranuar se ka kryer sulmet ndaj ndërtesës qeveritare dhe sulmin në ishullin Utaja.
Procesi gjyqësor ndaj tij pritet të fillojë në muajin prill.Ai pretendon se masakra është provokuar nga politikat qeveritare të imigracionit dhe e ka përshkruajtur atë si “sulm kundër tradhtarëve shtetërorë”.
Më herët psikiatrit në një raport mjekësor të tyre e kanë cilësuar Breivik si i”i çmendur”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›