E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine 7 te vdekur nga nje sulm me bombe

Nje sulm me bombe ndaj nje autobuzi ne jug te ishujve Filipine te Mindanaos ka shkaktuar vdekjen e te pakten shtate personave.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet ushtarake lokale sipas te cilave 6 persona te tjere kane mbetur te plagosur.

Sipas burimeve bomba shpertheu teksa autobuzi me mbi 50 persona ne bord po udhetonte ne Matalam ne provincen e Kotabatos.

Kompania se ciles i perket autobuzi ka marre shpesh here letra kercenuese nga grupe te armatosura qe veprojne ne rajon kane saktesuar burimet.

Autoritetet vendase dhe nderkombetare vleresojne se Mindanao eshte shtepia e rrembyesve bandave kriminale dhe grupeve te rebeleve myslimane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›