Meta 2011-a viti i privatizimeve te medha

Ne takimin e zhvilluar dje ne Tirane me Shoqaten e Investitoreve te Huaj ministri Meta vuri ne dukje faktin e investimeve serioze qe po kryhen ne sektorin energjetik ndersa tha se Shqiperia eshte e hapur per investime te metejshme duke garantuar planin e kthimit te vendit si eksportuesi me i madh ne rajon.
Ministri foli edhe per parqet energjetike zonat e lira industriale dhe per linjen e interkonjeksionit Shqiperi-Itali qe garanton zgjerim te metejshem te tregut energjetik ne vend deri ne Austri.
Takimi i ministrit Meta me Shoqaten e Investitoreve te Huaj vjen ne nje moment kur qeveria shqiptare sapo ka miratuar projektligjin Per investimet e huaja sipas te cilit i jepet nje mbrojtje me e drejte investitorit ne momentin kur perballet me ndonje konflikt prone.