Filipine, aeroplani përplaset në shkollë, 13 të vdekur

Një aeroplan turistik u përplas me një shkollë fillore në Filipine, duke shkaktuar vdekjen e së paku 13 personave.
Fatmirësisht në ndërtesë në momentin e përplasjes nuk po mbahej mësim, pasi në të kundërt bilanci i këtij aksidenti do ishte shumë më i rëndë.
Piloti i aeroplanit, i cili po fluturonte drejt ishullit Mindro, kishte kërkuar të bënte një ulje emergjence vetëm pak pasi ishte shkëputur nga aeroporti në Manila, por nuk arriti që të kthehej.