Lukaku mëson nga Drogba

Sulmuesi i Chelseas, Romelu Lukaku ka theksuar se bashkëlojtari Didier Drogba luan rol të rëndësishëm në karrierën e tij, por refuzoi krahasimet me yllin e Bregut të Fildishtë.
Lukaku iu bashkua Chelseas gjatë verës, por pavarësisht paraqitjeve të rralla në fushë, 18-vjeçari thekson se është përmirësuar falë ndihmës nga Drogba.
“Mendoj se jam futbollist tjetër nga ai që isha më parë. Nuk duhet të krahasohem shumë me Drogbën, sepse ne dallojmë në lojën tonë. Ai ka ndikuar shumë në mua dhe më ka ndihmuar shumë”, tha Lukaku për ChelseaTV.