Filipine, regjistrohet rasti i dytë me H1N1
Manila - Filipinet konfirmuan sot rastin e dytë të infektuar me virusin vdekjeprurës të gripit të derrave. Ajo është një grua 50-vjeçare, e cila u prek nga sëmundja pas një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet e shëndetësisë së Filipineve po analizojnë të paktën edhe 10 raste të tjera të dyshuara të gripit, deklaroi për gazetarët sekretari i Shëndetësisë, Francisco Duque.
Duque bëri të ditur se pacientja kishte shfaqur shenja të sëmundjes një ditë pasi ishte kthyer nga Çikagoja më 20 maj, dhe se ajo ishte vizituar në një klinikë private.
"Pacientja ka shfaqur simptoma të lehta të sëmundjes me ethe dhe kollë", tha ai, duke shtuar se anëtarët e familjes së saj u ishin nënshtruar analizave për virusin vdekjeprurës, gjerësisht i njohur si virusi i gripit të derrave.
Filipinet regjistruan rastin e parë të gripit H1N1 te një pacient 10-vjeçar pak ditë më parë, pas rikthimit të tij në vend nga një vizitë në SHBA dhe Kanada.
Dhjetë pacientë të tjerë po mbahen nën vëzhgim nga autoritetet shëndetësore për virusin e ri të gripit, që deri tani ka shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe ka infektuar më shumë se 11,000 njerëz në 42 vende të botës.