PD prezanton programin
Tiranë - Partia Demokrati prezantoi dje programin elektoral në Kuvendin Kombëtar të saj. Ndryshe nga të mëparshmit, ky kuvend iu përkushtua i gjithi programit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Gjatë fjalimit, kryeministri Sali Berisha theksoi arritjet e kabinetit të tij në këto katër vite qeverisjeje. Ai premtoi se edhe për vitin 2009 Shqipëria do të jetë vendi me rritjen ekonomike më të madhe në Evropë.
"Ne kemi marrë vlerësime nga liderët botërore. Ne kemi bërë më të mirën në punën tonë", u shpreh Berisha.
Kryeministri shtoi se ne kater vitet e ardhshme do te arrihet një tjetër horizont për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. "Shqipëria Evropiane është ëndrra jonë që do të bëhet realitet. Ajo është shtëpia më e bukur e jona dhe e fëmijëve tanë", u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë premtoi se në mandatin e ardhshëm, integrimi në strukturat evropiane, do të shndërrohet ne realitet te prekshëm për çdo shqiptar. Berisha premtoi gjithashtu se lëvizja e lire e qytetarëve do të realizohet brenda vitit 2010.
Një ndër pikat e programit, Berisha përmendi trajtimin e minoriteteve dhe përfaqësimin e tyre në institucione.
"Do të punojmë fort edhe për respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore për komunitetin egjiptian dhe atë rom,"u shpreh Berisha, duke theksuar edhe respektimin e komuniteteve fetare.
Shefi i qeverisë ka shkuar më tej, kur ka premtuar se Shqipëria do të njohë një zhvillim të madh në mandatin e ardhshëm, duke lënë pas madje disa vende të Bashkimit Evropian.
"Duart e pastra të Sali Berishës do ta çojnë Shqipërinë shumë përpara. Unë ju premtoj ju një qeveri edhe më të vogël. Tashmë i kemi lënë pas qeveritë e babëzisë dhe kemi qeveri të dietës. Dieta katër vitet që vijnë do të jetë shumë më e rreptë", shtoi kryeministri.
Berisha, duke synuar fitoren në këto zgjedhje dhe vazhdimin e drejtimit te qeverisë së ardhshme premtoi se lufta kundër korrupsionit nuk do të ketë ndalur dhe se në qendër të punës se kabinetit të tij do të jetë puna e ndershme dhe transparente ndaj publikut.
"Ne do të heqim korrupsionin në hipoteka, në shëndetësi dhe në të gjitha ato institucione që janë në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Unë jam i bindur se në 28 qershor, shqiptarët do të votojnë për Sali Berishën", tha kryeministri.
Duke folur për taksat, Berisha premtoi vazhdimin e reformave, ndërsa premtoi se Shqipëria do të mbetet vendi me barrën fiskale më të ulet në Evropë dhe gjithashtu edhe vend lider i investimeve të huaja.
"Duke mbetur ithtar dhe besnik i standardeve te larta ekonomike do të mbështetem në luftën ndaj dhimbjes qytetare. Unë do të bej çdo përpjekje kundër varfërisë dhe nuk do të lejoj që asnjë qytetar të mos ndihet i përjashtuar", shtoi Berisha, duke vlerësuar punën e kabinetit të tij ne sektorin ekonomik, si dhe reformat në shëndetësi dhe arsim.
Kreu i mazhorancës u ndal te rrugët dhe premtoi zgjerimin e akseve deri në komunat më të thella dhe lidhjet e reja me fqinjët e Shqipërisë, si Greqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe pa diskutim me Kosovën për të afruar distancat mes dy vendeve të një kombi.
"Javën që vjen do të hapet tuneli, hapja e korridorit të shqiptarëve, krenaria e kësaj qeverie, rrugës patriotike", tha Berisha, duke folur për këtë projekt të shumëpritur të shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës.
Berisha preku edhe çështjen e bujqësisë, duke premtuar mbështetjen e projekteve te fermerëve për shtimin e prodhimit.
Ndërsa për energjetikën, shefi i qeverisë theksoi se Shqipëria do të japë mijëra hektarë për të ndërtuar 400 hidrocentrale me konçension, ku do të punësohen dhjetëra e mijëra shqiptarë.
"Ne do të përdorim të gjitha format e energjisë dhe do ta shndërrojmë Shqipërinë, në një superfuqi energjetike në rajon", theksoi Berisha.
Kurse për çështjen e pronave, Berisha premtoi qe do të bëjë ç’është e mundur deri në zgjidhjen finale të këtij problemi.