E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi: Nuk tërhiqem nga politika

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili dha dorëheqjen më 12 nëntor pasi humbi shumicën në Parlament, konfirmoi se do të vazhdojë të jetë në pistë, duke siguruar gjithashtu se partia e tij, Populli për Liri (PDL), ka fituar pikë në sondazhe.

"Unë jam gjithmonë në pistë dhe do të jem gjithashtu dhe në të ardhmen'', deklaroi Berlusconi, 75 vjeç, në një bisedë telefonike me Pierino Gelmini, themelues i komunitetit katolik.

Që prej 16 nëntorit, ish-kryeministri Berlusconi i la vendin ish-komisionarit evropian, Mario Monti, emëruar në krye të një qeverie teknokrate, që miratoi para Krishtlindjeve një plan shtrëngues anti-krizë, me votat e partive kryesore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›