Ne 2012-en Banka hedh ne qarkullim monedhen 200 lekeshe
Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim në vitin 2012 monedhën 200 lekëshe, që deri tani është kartmonedhë. Vendimi është marrë së fundmi nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës.Qendrore. Monedha e re do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100-vjetorin e Pavarësisë si dhe dedikimin per Nënë Terezën.
Institucioni mbikëqyrës bankar njofton se trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar “Shqipëri- Albania 2012”.
Banka e Shqipërisë bën të ditur gjithashtu se vitin e ardhshëm do të hidhen në qarkullim edhe monedha të reja 100 lekëshe dhe 50 lekëshe.
Për këtë arsye banka organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në këto monedha, sipas tematikave përkatëse të miratuara.