E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana demanton mediat serbe

BE-ja mohon t'i ketë dërguar një letër Prishtinës zyrtare për kohën e vendosjes së EULEX-it në Kosovë. Christina Gallack, zëdhënëse e Javier Solanës, ka deklaruar se shefi i saj nuk ka përgatitur kurrfarë letre për liderët kosovarë dhe nuk u ka dërguar atyre asnjë porosi lidhur me EULEX-in.
Reagimi vjen pas një shkrimi në gazetën e Novi-Sadit, " Dnevnik", sipas të cilit thuhet se EULEX-i do të nisë punën në Kosovë, më 2 dhjetor, pavarësisht rezultatit të bisedimeve që po bëhen. Po ashtu, kjo gazetë shkruan se e ka letrën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Javier Solana, që do t'i dërgohet kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›