Obama: Prioritet do jenë ekonomia dhe siguria

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama tha se ekonomia dhe siguria kombëtare do të jenë prioritetet kryesore të tij kur ai do ta marrë zyrën në janar. Ai i bëri këto komente në intervistën e parë televizive që nga fitorja në zgjedhjet. Obama premtoi shërim të industrisë automobilistike.
Ai gjithashtu u zotua se do t'i plotësojë premtimet e dhëna gjatë fushatës, si reduktimi i trupave amerikane në Irak, stabilizimi i Afganistanit dhe "shkuljen e Al Kaedas njëherë e përgjithmonë".Obama gjithashtu i konfirmoi raportet se ai synon të mbyllë qendrën e paraburgimit të Guantanamo Bay, dhe të sigurohet se në Shtetet e Bashkuara më nuk do të ketë torturë.