E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frid,në Prishtinë për misionin e Euleksit

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Daniel Frid sot do të qëndrojë në Prishtinë për të biseduar me autoritetet kosovare për fillimin e misionit evropian Euleks. Kryeministri Hashim Thaçi paralajmëroi gjatë fundjavës vizitën e zyrtarit të lartë amerikan, duke nënvizuar se vizita e tij do të kontribojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare për vendosjen e misionit evropian Euleks në Kosovë. Autoritetet shtetërore të Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë arritur zgjidhje për planin gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Mun për shtrirjen e misionit të Euleks, duke e konsideruar Kosovën si shtet neutral dhe duke mos qenë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›