Filipinet kërkojnë normalizim të marrëdhënieve me Kinën

Filipinet shpresojnë se një ndryshim në udhëheqësinë e Kinës muajin e ardhshëm mund të ndihmojë në lehtësimin e mosmarrëveshjeve territoriale, si dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Pekinin, ka thënë presidenti i Filipineve, Benigno Aquino III.
Të dyja vendet i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike që nga muaji prill, pas mosmarrëveshjeve lidhur me një ishull të vogël në Detin e Kinës Jugore.
Aquino tha se ekziston një “ngrohje e ngadalshme” e marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Filipineve, por ato ende nuk janë kthyer në normalitet.
“Ne e kuptojmë se ata janë duke kaluar nëpër një tranzicion, i cili shpresojmë se do të ndodhë deri në fund të nëntorit”, ka thënë Aquino.