Fillimi i bisedimeve teknike Prishtine Beograd varet nga perfundimi i zgjedhjeve

Zyrtare te qeverise se Kosoves thone se Kosova s pari duhet tekonsolidoje institucionet e reja dhe me pas te filloje bisedat e paralajmeruara me autoritetet e Serbise. Presidenti i Serbise Boris Tadic tha per mediat serbe seBeogradi zyrtar tashme e ka te gatshme platformen dhe ekipin negociator me te cilin do te hyje ne bisedime me Prishtinen zyrtare.Mirepo Prishtina zyrtare tash per tash eshte duke u ballafaquar me rezultatet e zgjedhjeve dhe me krijimin e institucioneve te reja.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Ne driten e ketyre zhvillimeve gjithnje e me shumepo pervijohet edhe mundesia e shtyrjes se fillimit te ketyre bisedave per shkak te raportit te hetuesit te Keshillit te Evropes Dik Marti. Presidenti i Kosoves ne detyre Jakup Krasniqi deklaroi se bisedat me Serbine mund te fillojne pasiqe te sqarohen akuzat ne raportin e Dik Martit i cili akuzon nje pjese e politikes kosovare per perfshirje ne veprimtari te paligjshme perfshire edhe trafikimin e organeve njerezore.
Analistet Raporti ka krijuar nje situate te re
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Afrim Hoti profesori i te drejtes nderkombetare ne Universitetin e Prishtines.
Analistet e pavarur nga ana e tyre thone se raporti ka krijuar nje situate te re qe kerkon nje qasje shume serioze te institucioneve te Kosoves. Keshtu thote per programin tone profesori i te drejtes nderkombetare ne Universitetin e Prishtines Afrim Hoti i cili megjithate nuk mendon se do te kete shtyrje te bisedave.
Sipas mendimit tim raporti do te kete pasoja negative do kete jehone te madhe si ne media ashtu edhe ne komunitetin nderkombetar por nuk besoj se do te kete implikime te drejperdrejta te procesin e bisedave Kosove-Serbi thote Afrim Hoti.
Zoti Hoti thote se ne pozicionin e Kosoves gjithnje ne linjen e bisedave me Serbine ushtron ndikim edhe procesi i zgjedhjeve parlamentare neper te cilat akoma po kalon Kosova dhe kjo per shkak te parregullsive qe u shenuan gjate procesit zgjedhor Thjesht parregullsite ne zgjedhje ne Kosove e dobesojneedhe me tej imazhin e Kosoves edhe ashtu te dobesuar ne komunitetin nderkombetar thote Afrim Hoti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hajredin Kuci zevendeskryeministri i qeverise se Kosoves ne largim.
Edhe shume analiste te pavarur thone se pas raportit te Dik Martit eshte demtuar imazhi i Kosoves dhe ky imazh mund ti demtoje edhe perpjekjet per fillimin e bisedave Kosove-Serbi. Mirepo zevendeskryeministri i qeverise se Kosoves ne largim Hajredin Kuci thote per programin tone se Kosova ka pranuar te hyje ne bisedime me Serbine per ceshtje teknike gjithmone duke mos harruar se kush ka qene viktima dhe kush agresori gjate luftes se fundit ne Kosove.
Teorite e ndryshme konspirative qe une nuk i pelqej mund ta thone se raporti i Dik Martit ka pasur per qellim ndoshta jo shume demtimin e bisedave Kosove- Serbi sesa relativizimin e palve ne keto biseda dhe te thuhet se proporcioni i fuqise ka qene i ndryshem por proporcioni i veprimeve inkriminuese ka qene po ashtu ne perputhje me proporcionin e fuqise kjo nuk eshte e vertete thote Hajredin Kuci.
Sidoqofte fillimi i bisedimeve Kosove-Serbi duhet te prese ne radhe te pare krijimin e institucionve te Kosoves dhe hartimin e nje platforme me te cilen Prishtina zyrtare do te hyje ne bisedime me Serbine
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Angjelina Verbica