Ndihma gjermane per komunen e permbytur te Dajcit

Dy kamione te ngarkuar me uje ushqime detergjente dhe mjete per te pastruar kane ndaluar ne sheshin qendror te komunes se Dajcit atje ku ndodhet famullia. Ne mjediset e saj ne baze te nje liste te hartuar nga autoritetet lokale kryetaret e familjeve marrin dy pako njera ka 15 kg ushqime tjetra gjithshka duhet per te pastruar llumin qe ka mbetur brenda shtepive tani qe uji eshte terhequr.
Ndihma gjermane vleresohet mjaft ne zone
Komuna e Dajcit eshte nje nga me te demtuarat nga permbytja e muajit te kaluar. E ndodhur fare prane brigjeve te lumit Buna ajo u permbyt krejt kur lumi cau argjinasturen dhe ujrat e tij shperthyen duke permbytur gjithcka u dilte perpara. Per nje muaj kemi qendruar krej te izoluar te rrethuar nga uji ushqimet dhe gjithjshka tjeter na i sillte ushtria me varka tregon Gjergj Lugaj nje banor i kesaj komune. Ne cdo shtepi ka patur 50 cm deri ne tre metra uje thote ai.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Albert Luik diplomat ne ambasasen gjermane ne Tirane
Albert Nikolla Drejtor i CARITAS-it shqiptar eshte i pranishem ne shperndarjen e ndihmave gjermane. Vleresoj jashtezakonisht shume kontributin e CARITAS-it gjerman qe eshte donatori me i fuqishem per CATITAS-in shqiptar jo vetem per situata te tilla emergjente por edhe per projekte te tjera per njerezit ne nevoje. Ndihma e qeverise gjermane me fondin prej 63 mije euro i eshte drejtuar mbi 600 familjeve ne zonat e permbytura te Shkodres thote Z. Nikolla.
Shkodra e permbytur tri here brenda nje viti - A jane nxjerre mesime nga pesimet
Albert Luik diplomati gjerman ne ambasasen gjermane ne Tirane thote se permbytjet vitin e kaluar nuk ndodhen vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera te botes. Por kudo nga fatkeqesite natyrore nxirren mesime per ti perballuar ato me sa me pak humbje per njerezit. Ne Gjermani kemi lumenj te medhenj qe here pas here dalin nga shtreterit e tyre. Luik e njeh nga pervoja gjermane situaten e njerezve ne zonat e permbytyra humbjen nga njera dite ne tjetren te gjithshkaje qe ata kane ngritur gjate nje jete te tere thote . I kuptoj nevojat e medha te banoreve ne zonat e permbytyra te Shkodres. Ajo qe nuk kuptoj eshte mungesa e te nxenit te mesimeve prej permbytjeve te meparshme nga ana e autoriteteve. Perseri ne vitin 2011 nese fillojne reshjet e shirave mund te perseriten permbytjet. Kjo ben qe njerezit te humbasin shpresen nese nuk ndreqen probleme strukturore te zones se Shkodres.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Mijera thase me rere per tu mbrojtur nga nje vershim i ri i Bunes
Shpresehumbur - prape mund te permbytna
Vlash Kolmarkaj sapo ka marre dy pakot e tij. Duket edhe i gezuar edhe i menduar. Na kane prure ndihma uje buke. Por na ka ik malli i 20 vjeteve. Po nuk morri shteti masa me na shperngul prej ketu ndofta prape do te mbytna. Te njejten gje thote edhe famulltari ne komunen e Dajcit Dom Marian Gega. Njerezit ndihen disi te tradhetuar. Kane punuar shume per te permiresuar jetesen. Nese ata shohin nje perkrahje te qeverise me disa investime serioze per riparimin e argjinatures se lumit Buna pasi ka 30 vjet qe askush nuk ka vene dore. Njerezit kane humbur cdo shprese per te ardhmen nese keto investime nuk ndodhin thote Dom Marjani.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkodra eshte permbytur tre here ne vitin e shkuar
Argjinature me thase prej rere
Keshtu mendon kushdo kur sheh dhjetra mijra thase rere me te cilat eshte riparuar argjinatura e care e lumit Buna. Dom Marjani e pershkruan Bunen si nje lume te bute por qe nuk te fal nese nuk i ve fre me investime te qendrueshme. Kete e tregon shkaterrimi i biznesit kryesor me te cilen jetojne banoret e komunes se Dajcit mbjellja dhe shitja e luleve dhe pemeve dekorative. Tani qe uji eshte larguar ato dergjen te zverdhura dhe pa jete. Askush nuk i blen. Humbjet jane te pallogaritshme nga nje investim qe nuk jep me asnje fitim.
Duhenndryshime strukturore dhe jo arnime perserit Dom Mariani. Vetem ato mund te rikthejne shpresen tek banoret e Dajcit dhe tek te gjithe ne Shkodren e permbytur. Perndryshe loja sylla- mbylla me ujin do te vazhdoje te jete bashkeudhetare e jetes se banoreve te Dajcit.