E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filloi Konventa e Partisë Demokratike në Charlotte

Partia Demokratike e presidentit amerikan, Barack Obama, e filloi Konventën e saj kombëtare.

Takimi tri-ditësh në qytetin Charlotte, në Karolinën Veriore, pritet të kulmoj të enjten, kur Obama formalisht do ta pranoj nominimin e demokratëve për të synuar rizgjedhje në postin e presidentit.

Javën e kaluar përfundoi Konventa e Partisë Republikane, në të cilën Mitt Romney e pranoi nominimin për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.

Në hapjen e Konventës së demokratëve ishte paraparë të flet Michele Obama, bashkëshortja e presidentit Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›