E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet e vështira Clinton-Obama

“Pak vite më parë ky djalë do të ishte duke mbajtur valixhet tona”. Këto ishin fjalët e dala as më pak e as më shumë nga vetë Bill Clinton në vitin 2008, kur gjatë fushatës brenda demokratëve i kërkonte ish-senatorit Ted Kennedy mbështetjen për bashkëshorten e tij, Hillary Clinton.

Se sa është i vërtetë është ky pohim ende nuk dihet, por revista New Yorker analizon në një artikull të gjatë analizon marrëdhënien e vështirë mes dy presidentëve demokratë. Sipas revistës, që nga viti 2008, presidenti aktual, Barack Obama nuk gëzon simpatinë e Clintonit, që kundërshton disa prej politikave strategjike të tij.

Megjithatë, ambicia për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka shtyrë presidentin aktual amerikan të afrohet me “kundërshtarin e tij brenda llojit”. Obamas i nevojiten fonde për t’u përballur me rivalin e tij republikan, Mitt Romney dhe për këtë, Clinton njihet si një lobues i mirë, sidomos nëpërmjet organizatave dhe shoqatave të themeluara nga vetë ai.

Se sa i rëndësishëm është Clinton për demokratët që të mbajnë presidencën për një tjetër mandat, këtë e tregon vendi i veçantë në Konventën e Demokratëve që do të mbahet në Charlotte. Bill Clinton do të flasë në natën hapëse të Konventës, një natë para fjalës së presidentit Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›