Filloi autopsia e mbetjeve të Turgut Ozalit

Mes masash të rrepta sigurie, varri i tij brenda një mauzoleu në Stamboll, u hap në praninë e një kleriku mysliman. Pas 7 orësh e gjysmë pune, eshtrat e ish-presidentit u vendosën në një arkë-mort të veshur me shtresë zinku dhe të mbuluar me flamurin kombëtar dhe u dërguan në institutin e mjekësisë ligjore, ku po zhvillohet autopsia.
Ozal vdiq nga zemra prillin e vitit 1993, në një spital të Ankarasë në moshën 65 vjecare, kur ende ishte në postin e presidentit. Të afërm dhe bashkëpunëtorë të tij që atëherë hodhën dyshimet se presidenti ishte helmuar.
Ekipet e specializuara do të përpiqen tani të gjejnë gjurmë substancash toksike në eshtrat e Ozalit, qe do t’i kthehen familjes këtë fundjavë. Historia politike e Turqisë është e mbushur me grushte shteti nga ana e ushtrisë, komplote anti-qeveritare dhe vrasje pa gjyq.
Një gjykatë vendase është duke shqyrtuar aktualisht çështjen e qindra të dyshuarve për lidhje me rrjetin e nëndheshëm nacionalist, të njohur si “Ergenekon”, i akuzuar për tentativën e rrëzimit të qeverisë aktuale.