E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë: sërish qumështi me melaninë

Pekin, 21 gusht – Autoritetet kineze kanë sekuestruar mbi 100 tonë qumësht pluhur me përmbajtje helmuese të melaninës, në provincat veriore të vendit, kanë njoftuar sot mediet shtetërore të Kinës, duke përkujtuar se ky është rasti i fundit në serinë e skandaleve lidhur me ushqimin në vendin me më së shumti banorë në botë.
është konstatuar se nga gjithsej 103 tonë qumësht pluhur të katër prodhuesve në provincat Hebei, Shansi dhe Tinaxhin janë “pasuruar” me melaninë, një preparat industrial shumë i rrezikshëm për shëndetin, e cila jep pasqyrë të rreme për praninë e proteinave, transmetoi agjencia Xinhua.
Në lidhje me këtë skandal të fundit janë arrestuar 41 persona, njoftoi agjencia Reuters.
Në korrik në provincat veriperëndimore Gansu and Chingai janë zbuluar sasi qumështi me sasi 500 herë më të madhe të melaninës se sa ajo e lejuar. në provincën Chingai janë sekuestruar 124 tonë qumështi të tillë, kurse janë arrestuar gjashtë persona.
Para dy vjetëve, nga helmimi me melaninë kanë vdekur gjashtë foshnja, kurse gati 300 mijë të tjera janë sëmurë, gjë që pati shkaktuar skandal të përmasave botërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›