Filloi samiti Rusi-BE

Pikërisht Putin do të jetë në krye të delegacionit rus, ndërsa nga ana tjetër do të jenë presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe presidenti i Këshillit të Europës, Herman van Rompuy.
Gjithashtu do të jenë të pranishëm edhe shefat e diplomacisë, Sergei Lavrov dhe Catherine Ashton.
Me gjasë në qendër të vëmendjes do të jetë situata në Siri, pasi që Putin po i reziston presionit diplomatik të Perëndimit, për të mbështetur ashpërsimin e sanksioneve ndaj qeverisë siriane.
Putin, një aleat i Sirisë, bëri thirrje që t’i jepet më shumë kohë planit të paqes të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania i kanë bërë thirrje Moskës që të ashpërsojë qëndrimin ndaj regjimit sirian, sidomos pas masakrës së javës së kaluar në Hula, ku humbën jetën 108 persona.