E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajoy: BE do të shpëtojë Spanjën

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, u shpreh i bindur se vendi i tij do të dilte nga kriza në sajë të përpjekjeve dhe me ndihmën e partnerëve evropianë, në një porosi destinuar kapërcimit të frikës për një shpëtim ndërkombëtar të Spanjës.

"Spanja edhe pse nuk duket mirë në këtë moment, është një vend shumë solid'', theksoi Rajoy, i cili foli në kuadër të një takimi ekonomik në Sitges, duke kujtuar se bëhej fjalë për ekonominë e pestë të Bashkimit Evropian dhe të katërtën në zonën euro.

“Spanja do të dalë nga kriza nëpërmjet përpjekjeve të saj dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, sepse ajo që është në lojë nuk është vetëm e ardhmja ekonomike e Spanjës, por gjithashtu dhe ruajtja e Bashkimit Monetar Evropian'', nënvizoi Rajoy.

Tregjet dyshojnë në kapacitetin e Spanjës për t'i bërë ballë angazhimeve financiare pa ndihma të jashtme

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›