Filloi samiti i BE-së për krizën në eurozonë

E ardhmja e eurozonës pritet të jetë në krye të agjendës së samitit dy-ditor të BE-së, që nisi në Bruksel.
Bisedimet pritet të përqendrohen nëse do të mblidhet borxhi dhe nëse duhet të lëshohen “eurobonot” e përbashkëta.
Analistët thonë se një gjë e tillë mund të ulë koston e huamarrjes për vendet e dobëta të eurozonës, duk e përfshirë ekonomitë e fortë të Gjermanisë si garantuese.
Presidenti francez, Fransua Holland është një përkrahës kryesor i idesë, por Angela Merkel e Gjermanisë është kundër.
Në prag të takimit, të dy u takuan, por Merkel përsëriti kundërshtimet e saj për planin, duke thënë madje se edhe ekonomia më e fortë e Evropës nuk duhet të mbingarkohet.
Gjermania është duke bërë thirrje për integrim më të madh politik, para se të ndërmerret integrimi ekonomik.