E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filloi samiti për ekonominë e “gjelbër”

Samiti treditësh i OKB-së, që synon vendosjen e ekonomisë globale në një bazë më të qëndrueshme ambientale, filloi punimet në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Ky samit është cilësuar si rast i jashtëzakonshëm për ri-balancimin e ekonomisë botërore dhe çrrënjosjen e varfërisë, pa e dëmtuar ambientin.

Megjithatë, propozim teksti final i samitit është kritikuar nga shumë delegatë dhe aktivistë të ambientit për mungesën e përkushtimeve të qarta, të afatet dhe të mjeteve për monitorimin e procesit.

Afro 90 liderë, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon dhe presidentin e Francës, Francois Hollande, pritet të marrin pjesë në samit.

Por disa të tjerë, siç janë presidenti amerikan, Barack Obama, ai rus, Vladimir Putin, kryeministri britanik, David Cameron dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, nuk do të marrin pjesë, por i dërgojnë zëvendësit e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›