Çdo i pesti zviceran ‘i pafe’

Kjo përqindje tregon se numri i “të pafeve” në Zvicër është dyfishuar brenda dhjetë viteve. Pra, në vitin 2000 ishin vetëm 10% të tillë, transmeton Albinfo.ch.
Numri i pjesëtarëve të Kishës Katolike në fund të vitit 2010 ka qenë 2.5 milionë, që në krahasim me vitin 2000 shënon një rënie prej -3.7%. gjithsej këtij religjioni i takojnë 39% të zviceranëve.
Edhe Kisha Evangjeliste e Reformuar ka një rënie të besimtarëve. Me 2 milionë besimtarë ose 31% të popullatës, ajo në vitin 2010 ka pasur -3.2 për qind krahasuar me dhjetë vjet më parë.
Nga ana tjetër numri i besimtarëve myslimanë gjatë periudhës dhjetëvjeçare ka shënuar një rritje prej +0.9%, gjegjësisht si të tillë janë deklaruar 296 mijë persona. 4.5 % të zviceranëve i takojnë këtij besimi.
Bashkësia e besimtarëve hebrenj ka mbetur pa ndryshime. Asaj i takojnë 16.000 persona, (0.2%) aq sa kanë qenë edhe në vitin 2000.