Fillojnë aplikimet për programin Erasmus Mundus
Pedagoget dhe studentet e universitetit te Tiranes do te kene mundesi te aplikojne per programin Erasmus Mundus, i cili ofrohet ne 18 universitete euorpiane. Ne nje njoftim te universitetit te Tiranes thuhet se te gjithe ata studente dhe pedagoge qe duan te ndjekin kete program duhet te aplikojne brenda dates 12 mars. Aplikimet do te pranohet online ne faqen zyrtare te konsorciumit, nderkohe qe fituesit do te shpallen gjate muajit maj. Programi Erasmus Mundus parashikon qe t’u ofroje mundesi studenteve dhe pedagogeve ne rreth 18 universitete te Europes nga nje semester deri ne ne studime te plota postdiplomike.
Bursat e Erasmus Mundus variojnë nga 1 mijë euro në muaj për studentët e
Bachelorit e deri në 2500 euro në muaj për pedagogët që do të
përfitojnë nga shkëmbimi i stafit pedagogjik. Pjese e konsorciumit qe
ofron mastera dhe doktoratura, eshte edhe universiteti i Kosoves, Malit
te Zi, Maqedonise, Austrise, ai i Belgjikes, çekise, Ankarase, Italise,
Spanjes, Hollandes, Letonise, Finlandes, Lituanise e Serbise.
Vetem disa jave me pare ne nje takim me perfaqesues te BE ministri Tafaj
përmendi si prioritet përfshirjen në programin Erasmus të studentëve që
vazhdojnë studimet në nivelin Master, veçanërisht, të fokusuar në degët
Pedagogji (Mësuesi), Matematikë dhe Shkenca. Gjithashtu, me rëndësi
sipas kreut të Arsimit, është dhe promovimi dhe përfshirja e nëpunësve
të administratës publike, të cilët mund të përfitojnë shumë nga programe
të tilla si Erasmus Mundus.
Edlira Sulejmani