SHBA do ti shesim armë Taivanit. Reagon Kina

Ka shkaktuar reagimin e menjehershëm të Kinës vendimi i SHBA për t'i shitur armatime Tajvanit. Pekini është shprehur i indinjuar për iniciativën 6.4 miliardë dollarrëshe të administratës Obama. Zëvendëspresidenti i jashtëm kinez He Yafei tha se vendimi “do të ketë një ndikim negativ” në marrëdhëniet mes Pekinit dhe Washingtonit. Iniciativa amerikane sipas zyrtarëve kinezë është e destinuar të ketë “një impakt shumë negative në bashkëpunimin” mes dy vendeve “në fusha të rëndësishme”.
Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë i kishte bërë me dije Kongresit qëllimin për
t’i shitur Tajvanit armatime me një vlerë rreth 6 miliardë dollarë, mes
të cilave helikopterë Blackhawk dhe raketa Patriot. Pak orë nga ky
komunikim Pekini njoftoi masën e parë konkrete, pezullimin e takimeve
ushtarake të nivelit të lartë mes Kinës dhe SHBA.
Raportet mes dy vendeve janë vështirësuar prej kohësh, sidomos kur për
çështje si të drejtat e njeriut në Tibet apo siguria e produkteve
komerçiale.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 30 janar 2010 )