E Shtunë, 31 Tetor 2026

I doli fjala

Per incidentin me Albana Vokshin deputete e Kuvendit te Shqiperise jane suspenduar nga puna kater zyrtare te Policise Kufitare te Kosoves Azem Mala Qemal Kroni Sylejman Hoxha dhe Bujar Shala. Nga Jeton Musliu me 26 nentor 2010 ne ora 0816

Albana Vokshit i doli fjala. Deputetja e Kuvendit te Shqiperise vertet tregoi sa e forte eshte. Pikerisht sic u kishte thene policeve te Kosoves ne mesditen e 14 nentorit ne piken kufitare Kosove-Shqiperi ne Vermice.
147Kafshe je ti dhe do shihemi se ti kujton se mund t146ia kalosh lehte me mua une jam deputete148 citohet te kete thene Vokshi ne aktvendimit te Gjykates Komunale per Kundervajtje ne Prizren. Kete dhe fyerje te tjera sipas dokumentit zyrtar ajo i ka drejtuar policit kufitar Bujar Shala.

Stuhia

Vertet me kaq nuk mbaroi kjo pune. Stuhia e fuqise se deputetes permes zinxhirit te Policise Kufitare te Kosoves ka mberritur deri ne Prishtine.
Inspektorati Policor organ i brendshem i Policise se Kosoves i cili heton sjelljet e rreth 7 mije pjesetareve te vet i ka rekomanduar ndihmesdrejtorit te pergjithshem per Policine Kufitare Shaban Guda suspendimin nga detyra te kater zyrtareve te saj.
Sipas Inspektoratit kjo duhet te behet ne menyre qe te hetohet rasti.
Express ka arritur te lexoje dokumentin per suspendim ndaj kater oficereve te policise te rangjeve te ndryshme si dhe te siguroje emrat dhe pozitat e tyre.

Suspendimet

Keshtu ne lidhje me kete incident jane suspenduar nga puna ne afat te pacaktuar Azem Mala pergjegjes per rajonin kufitar me Shqiperine Qemal Kroni komandant i pikes kufitare ne Vermice Sylejman Hoxha shef i nderrimit ne kete pike kufitare dhe sigurisht kesaj liste nuk i mungon edhe polici Bujar Shala. Kontakti me policin e suspenduar Bujar Shala protagonistin kryesor te tere kesaj zallamahie eshte i pamundur. Per shkak te hetimeve qe jane duke u bere ai nuk pranon te jape asnje deklarate. Por te afermit e tij cuditen. 147Bujari nuk ka filluar pune aty para disa diteve por ka 8 vjet qe ne ate pike kufitare kryen te njejten detyre148 thote ne Prizren nje i aferm i tij.
147Ai kurre nuk ka pasur problem me askend. Jemi te tronditur se si i doli ky problem aq me shume me nje deputete148 thote i afermi i policit te suspenduar per Express.

Hetimi

Ne dokumentin e suspendimit te policit Bujar Shala nga burime te veta ne Prishtine nje kopje e ka pare edhe Express. Aty shkruan se oficeri Bujar Shala eshte subjekt i hetimeve te brendshme nga Inspektorati Policor i Kosoves. 147Ne i rekomandojme ndihmes te drejtorit te pergjithshem per Policine Kufitare te beje suspendimin e tij sipas Ligjit te Inspektoratit Policor neni 31.3148 thuhet nder te tjera ne kete rekomandim te institucionit te brendshem hetues te Policise se Kosoves. Nje rekomandim i tille eshte dhene edhe per tre zyrtaret e tjere te Policise Kufitare te rangjeve me te larta duke pasur per baze incidentin me deputeten Albana Vokshi. Ne kete menyre pas rekomandimit te Inspektoratit Policor te Kosoves Ndihmesi i Drejtorit te Pergjithshem per Policine Kufitare Shaban Guda ka suspenduar te kater zyrtaret e policise duke u bazuar ne parmin 1.62.3A te Policise Kufitare.

Konfirmimi

Suspendimin e kater zyrtareve te Policise Kufitare e konfirmon per Express edhe Baki Kelani zedhenes i Policise se Kosoves. Por ai nuk deshiron te jape asnje informacion shtese sa i perket te suspenduarve. 147Kater oficeret e Policise Kufitare jane suspenduar me pagese sepse jane subjekt i hetimeve te brendshme nga Inspektorati Policor. Kjo eshte bere me qellim te zhvillimit te besueshem te hetimeve148 thote Kelani per Express.
Ne kete menyre deputetes Albana Vokshi si fillim iu pezullua denimi prej 250 euro nga gjyqtari i njejte i cili ne fillim ate e kishte denuar per prishje te rendit dhe qetesise publike.

Pa koment

Alia Fazlic eshte kryetar i Gjykates Komunale per Kundervajtje ne Prizren gjyqtari i se ciles Nazim Vllaco e kishte denuar ne fillim deputeten Albana Vokshi me 250 euro aktvendim i cili me vone pa asnje sqarim zyrtar u pezullua. Por i kontaktuar nga Express kryetari i gjykates Alia Fazlic nuk pranon te jape asnje koment ne lidhje me kete ceshtje. I pyetur perse vendimi per denim i deputetes eshte pezulluar Fazlic thote se duhet biseduar me gjate per kete ceshtje. 147Edhe pse jam ne Prishtine nuk mund te takohem me ju sepse nuk kam kohe. Per kete ceshtje nuk flitet ne telefon. Ejani ne Prizren dhe flasim148 thote Fazlic duke e nderprere telefonin. Express eshte munduar te kontaktoje edhe zyrtare te Inspektoratit te Policise ne Prishtine por kjo ishte e pamundur.

Suspendimi
Vendimet per suspendim nga puna policeve u jane dorezuar diten e marte date 23 nentor 2010. Nder te tjera aty shkruan se Inspektorati i Policise se Kosoves i kerkon Ndihmes Drejtorit te Pergjithshem te Policise Kufitare t146i suspendoje ata nga detyra per arsye te hetimeve te metejshme te ceshtjes. Sipas dokumentit masa e suspendimit te tyre vazhdon deri ne perfundim te hetimit te rastit. Por ne kete rast ne dokument nuk ka te percaktuar asnje afat kohor se deri kur mund te vazhdojne apo perfundojne keto hetime.

Ngjarja

Sipas aktvendimit te Gjykates Komunale per Kundervajtje ne Prizren e pandehura Albana Vokshi 147....ne vendin e kontrollimit te dokumenteve ka dale nga vetura dhe me sjelljet e saj te pahijshme dhe arrogante ka ofenduar zyrtarin e policor te Policise Kufitare Bujar Shala me fjalet 145Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe146148.
Gjykata kishte vleresuar e deklaratat e dhena nga deshmitaret rastit policet Bujar Shala Bekim Morina dhe Mjellma Shala ne teresi jane identike ne pjesen qe ka te beje me ate se pandehura Albana Vokshi ne oren kritike te asaj dite ka ofenduar rende me shprehjet qe ne te gjitha rastet permbajne fjalen 147kafshe148. 147Prane kesaj deklarate ne teresi kane mbetur edhe gjate ballafaqimit me te pandehuren edhe deshmitari Bujar Shala148 thuhet dokumentin zyrtar te gjykates. 147...Duke vleresuar deklaraten e te pandehures dhe deklaraten e deshmitareve eshte konstatuar se e pandehura ka kryer kundervajtjen nga neni 5 pika 3 e Ligjit mbi rendin dhe qetesine publike dhe pas administrimit te te gjitha provave eshte shpallur pergjegjese...148 shkruan ne dokument.
Madje aty permendet edhe nje fakt tjeter. 147...Si rrethane renduese eshte marre parasysh qendrimi i saj Albana Vokshit jo korrekt dhe i vrazhde ndaj deshmitarit-personit zyrtar Bujar Shales gjate procedures gjyqesore..148 thuhet ne fund te arsyetimit te gjyqtarit pasi ka marre vendimin per denimin e deputetes me 250 euro. I njejti vendim me vone pezullohet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›