E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillojne ne Millennium projeksionet e aksionit "The Taking of Pelham 123"

Pas nje mungese gati 2-vjecare, ne ekranin e madh kthehen dy diva hollivudiane, per me teper ne nje film te vetem. "The Taking of Pelham 123" ("Rrembimi i trenit Pelham 123") eshte aksioni hiperkinetik qe i vendos aktoret Denzel Washington dhe John Travolta ne rolet e protagonisteve. I pari eshte nje ish-drejtues i metrose se Nju Jorkut, qe pas akuzes per mitmarrje eshte caktuar te punoje si dispecer ne metro, ndersa Rajder eshte personazhi i Travoltes, nje kriminel i rafinuar qe merr peng nje vagon te trenit Pelham 123 me 18 udhetare. Ne kembim te jetes se tyre, Rajder (Ryder) dhe banda e tij, i kerkojne qytetit plot 10 milione dollare, brenda nje ore. Ne te kundert, pas ketij afati, per cdo nje minute jeta e nje qytetari do te merrte fund Historia e mbushur me tension, ankth dhe lufte nervash, vjen ne ekranin e kinema Millennium nga data 22 janar. U nevojit ftesa e regjisorit te njohur Tony Scott qe Denzel Washington dhe John Travolta te shenonin nje duet protagonistesh antagoniste ne filmin "The Taking of Pelham 123", qe sjell nje ngjarjeje te pazakonte ne nje metro te Nju Jorkut; nje pengmarrje e pergjakshme per nje grusht te mire parash. Washington dhe Travolta vihen perballe njeri-tjetrit, ne nje lufte te forte nervash, por edhe ne inteligjence. Filmi drejtohet nga regjisori i mirenjohur si Tony Scott, i cili vjen gjithashtu pas nje mungese relativisht te ndjeshme ne ekranin e kinemase. Edhe dy protagonistet qe ai zgjodhi per rolet kryesore gjithashtu kishin lene nje hapesire boshe ne ekranin e madh, ndonese jo kaq te gjate sa Scott. Denzel Washington kishte bere dy filmat e tij ne vitin 2007, ndersa pas rikthimit ne vitin 2009 shenon edhe tjeter film te ri qe del kete vit. John Travolta rolin e tij me te fundit e pati ne vitin 2007, ndersa ne vitin 2008 i pati dhene zerin nje protagonisti ne filmin "Bolt". Me nje me te rol te plote dhe teresisht mashkullor Travolta shenon rikthimin e tij pas nje mungese jo fort te gjate.
Pelham, 35 vjet me vone
"The Taking of Pelham 123" i rikthehet ekranit te kinemase njesoj si tre protagonistet e tij, vetem se per rikthimin e kesaj historie u deshen plot 35 vjet. Filmi eshte pershtatur nga nje version i vitit 1974, por prej atij viti jo vetem qe kane ndryshuar aktoret e regjisori, por edhe shuma e parave qe rrembyesit kerkojne; nga nje milione dollare ne ato vite, ne 10 milione dollare. Ne rolet kryesore interpretonin Walter Matthau, Robert Shae dhe Martin Balsam, ndersa regjisori i filmit ishte Joseph Sargent.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›