E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderprerja e ndeshjes, dalin pergjegjesite e para

Djegia e kabullit te furnizimit me energji te impiantit ndricues te stadiumit "Qemal Stafa" mesohet te kete qene shkak i nderprerjes se dritave, per me shume se 80 minuta. Ministria e Energjitikes ne nje njoftim per kete ngjarje te rralle, ku nuk ishin marre te gjitha masat e duhura, nxori pergjegjesite e para. Nderkaq, i patolerueshem ka qene fakti se nuk kishte nje gjenerator, cka ka ngarkua menjehere me pergjegjesine kryesore drejtorin e stadiumit Perikli Dhales, ndaj te cilit pritet shkarkimi zyrtar. Gjate kohes se nderprerjes se dritave ka ardhur gjeneratori i emergjences me ndihmen e OSSH, nderkohe qe situata deri ne rikthimin e energjise nuk ka kaluar pa zhurme, ne instancat me te larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›