Fillojnë punimet në sheshin “Skënderbej”, Rama: Projekti më i madh dhe më i ndërlikuar Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama

Fillojnë punimet në sheshin“Skënderbej”. Gjatë inaugurimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tha se ky është projekti më i madh dhe më i ndërlikuar që është marrë përsipër nga institucioni që ai drejton. “Do të ketë një infrastrukturë nëntokësore të papërdorur ndonjëherë më parë në Shqipëri dhe një infrastrukturë ujore për ta kthyer sheshin në një shesh me shatërvan”, u shpreh Rama. Ai tha se sheshi do të kthehet në një oaz për të gjitha ata që do duan të jenë në qendër të Tiranës, por pa trafikun e Tiranës. Kryebashkiaku i kryeqytetit kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për shkak të vështirësive që do të krijohen me qarkullimin nga punimet në shesh.