E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia rrethon "Skënderbej". Aksioni, dy ditë pas debatit me qeverinë

Bashkia e Tiranës ka nisur mbrëmë rrethimin e Sheshit “Skënderbej”. Rrjeta teli janë vendosur fillimisht në pjesën përballë monumentit të “Skënderbeut”, nga Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së kryeqytetit. Sipas Bashkisë, rrethimi është bërë me qëllim nisjen e fazës së parë të projektit për rehabilitimin e tij. Projekti i subvencionuar nga qeveria e Kuvajtit kap një vlerë prej 4,3 milionë eurosh.

• Rama: "Skënderbej", pasqyrë e shekullit të ri

Ky veprim i Bashkisë vjen pas debatit të radhës mes pushtetit vendor dhe atij qendror, që lidhej me asfaltimin e sheshit kryesor të Tiranës. Dy ditë më parë, Ministria e Punëve Publike kreu matjet në Sheshin “Skënderbej”. Matjet e specialistëve të këtij digasteri u kryen pak ditë pasi Qeveria paralajmëroi se nuk do të presë Bashkinë që të rikonstruktojë sheshin në qendër të Tiranës, porse mund të nisë vetë nga asflatimi i tij. Nga ana tjetër, Partia Socialiste e konsideroi absurd nismën e kryeministrit Berisha. Opozita deklaroi se qeveria po hedh para të kota në shesh, ndërkohë që punimet për restaurimin e plotë të tij nga ana e Bashkisë pritej të nisnin shumë shpejt.

ALSAT Azhornuar së fundi ( e diel , 28 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›