Fillojnë sot tri ditët e Albanologjisë
TIRANE-Me nismën e Qendrës së Studimeve Albanologjike fillojnë sot tri ditët e Albanologjisë. Një sërë aktivitetesh mbahen me këtë rast për emra të njohur e të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Aktivitetet për edicionin e parë të kësaj veprimtarie do të mbahen në ambientet e Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe në "Hotel Tirana International". Një ndër aktivitetet kryesore të "Ditëve të Albanologjisë" është ajo e dekorimit të Selman Rizës me titullin "Nderi i Kombit" pas vdekjes, nga presidenti i vendit, Bamir Topi. Më pas në përkujtim të figurës së gjuhëtarit të shquar mbahet simpoziumi shkencor "Selman Riza, figurë e shquar e gjuhësisë shqipe", një bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkencave të Kosovës. Në këtë simpozium fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akad. Gudar Beqiraj, do të përshëndesin personalitete të larta të vendit, si edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Akad. Besim Bokshi dhe drejtori i QSA-së, Ardian Marashi. Më pas, për veprën e madhe që la pas Selman Riza, do të referojnë edhe akademiku Rexhep Ismajli dhe Prof. Seit Mansaku referatin me titull "Figura dhe vepra e Selman Rizës". Referate të tjera do të mbahen nga shumë studiues e gjuhëtarë si; Kolec Topalli, Shaban Demiraj, Uran Butka, Floresha Dado, Shezai Rrokaj, Mehmet Çeliku, Emil Lafe, Behar Gjoka, Gjovalin Shkurtaj, Anila Omari etj.
Ditët
Është edicioni i parë i një aktiviteti, që me sa duket do të zgjasë. Ndërkohë që dita e parë i dedikohet Rizës, në të dytën, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj do të marrë pjesë në një ceremoni përshëndetëse për pensionimin dhe titullarizimin shkencor. Pas kësaj do të bëhet promovimi i një sërë botimesh në fushën e albanologjisë, si dhe do të organizohet një tryezë debati shkencor për "Sistemin e rasave në Shqipëri". Dita e tretë i dedikohet hapjes së një ekspozite për "Thesaret e kulturës materiale shqiptare", sesioni shkencor "Vepra Postum" për "Nikollë Dakaj, vlerat e një autori të rizbuluar". Në këtë sesion shkencor referojnë Kolec Topalli, Agron Tufa, Primo Shllaku etj. Dita e tretë ka edhe dy aktivitete të tjera, siç janë disa kumtesa për "Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, vepra e plotë e autorëve të pushkatuar" dhe një tryezë e rrumbullakët me temën "Strategjitë e zhvillimit të Arkeologjisë Shqiptare".
Ekspozita
Në kuadër të ditëve të Albanologjisë do të hapet edhe një ekspozitë e përkohshme me titull "Thesare të kulturës materiale shqiptare". Ajo hapet të mërkurën në orën 11:00, në ambientet e Muzeut Arkeologjik dhe në hollin e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Do të shfaqen para vizitorëve veshje tradicionale të krahinave të ndryshme si xhubleta, përparëse grash, vëth, varëse, jelekë, fragmente çarçafësh të shekullit të 19-të të zonës së Prizrenit. Ngjyra dhe vlera që dikur kanë qenë edhe veshja e përditshme e banorëve të zonave të ndryshme, do të ekspozohen për publikun.
(GSH/BalkanWeb)