E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qëndrimi i PS kundër interesave të qytetarëve”

 

Kryeministri Berisha reagoi dje ndaj qëndrimit kundërshtues për disa nga nismat e qeverisë, si prishja e pallatit në pronësi të kunatit të PS-së, Dashamir Peza, apo ligji antimafia dhe moratoriumi i skafeve. Duke folur në konferencën për shtyp në prag të Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha theksoi se: “Kundërshtia që bëri opozita për pallatet e ndërtuara mbi rrugët publike dhe për skafet gjykoj se nuk kanë asnjë lidhje me interesat e zgjedhësve e të tyre dhe interesat e vendit në tërësi. Nëse opozita mendon se ne kemi trajtim politik ndaj pallatit që zoti Rama ka ndërtuar me Dash Pezën në mes të rrugës atëherë unë opozitës edhe i bëj thirrje më gjeni një tjetër ndaj të cilit ne nuk do mbajmë të njëjtin qëndrim”. Sipas tij: “Opozita ngrihet kundër ligjit antimafia, një ligj jetik për heqjen e vizave, por edhe për paqen dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Ky ligj i cili funksionoi me të gjithë fuqinë e tij në Itali, Britaninë e Madhe, Irlandë dhe vende të tjera. Ky ligj nuk u përputhka me të drejtat e njeriut në Shqipëri. Në fakt ky ligj garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve ndjeshëm. Ligji i skafeve, nuk ka gjë më të turpshme të ngrihesh në mbrojtje në industrisë së mafies”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›