Ekonomia Familjare dhe Buxheti Social
Ervin Bushati
Megjithë diskutimet e gjata në vend mbi teorinë ekonomike, asnjëherë nuk i kushtohet vëmendje konceptit të ekonomisë familjare. Buxheti i një familje tipike shqiptare është qeliza bazë e të gjitha fenomeneve të një ekonomie akoma nën efektin e ngërçit të tranzicionit.
Shqipëria është sot e lidhur ngushtë me ekonominë globale për të gjithë arsyet që lidhin vendet e një tregu të lirë financiar dhe ekonomik me njëri-tjetrin. Një rënie e investimeve të biznesit apo të dërgesave të emigrantëve nga jashtë tregut tonë, ndikon direkt në të ardhurat dhe në mirëqenien e familjeve shqiptare. Për më tepër, dërgesat nga jashtë të emigranteve dhe niveli i lartë i importit që karakterizon vendin tonë e lidhin kordonin tone ombelikal direkt me Evropën.
Propaganda se çmimet nuk janë ngritur dhe se fuqia blerëse është rritur për shqiptarët në këto vite bie në kundërshtim me shifrat zyrtare të vetë kësaj qeverie. Një logjikë e thjeshtë ekonomike sjell një pamje tjetër për realitetin e gjendjes ekonomike të familjes shqiptare. Mallrat e konsumit me çmime gjithmonë në rritje prekin ndjeshëm kuletën e çdo qytetari që kryesisht jeton me këto shpenzime të përditshme.
Fuqia blerëse e konsumatorit vendas ka rënë ndjeshëm me rritjen e çmimeve të mallrave që hyjnë nga jashtë. Importet në Shqipëri janë 4 herë më të larta se sa eksportet në vlerë monetare. Kjo shifër ka qenë e tillë për vite dhe nuk ka pasur luhatje të ndjeshme në asnjë moment. Në vendin tonë ekonomia varet më shumë nga çfarë importon se nga ajo që prodhohet brenda kufijve, ndaj çmimet më të rritura të mallrave që ne marrim nga jashtë ndikojnë shumë në uljen e fuqisë blerëse të konsumatorit në treg. Sot do të ishte në interes të shoqërisë që të orientohet drejt më të varfërve ndihma sociale dhe të zgjerohet mbulimi i detyrueshëm i sistemit bazë të pensioneve.
Përtej këtyre përbërësve, elementet që paraqesin rreziqet më të mëdha për buxhetin i një familje të mesme janë efektiviteti i ulet i financave të shtetit dhe masat e marra për të reduktuar humbjet me faturat e elektrikut. Eshtë tepër shqetësuese çështja e humbjeve të KESH-it, humbje të cilat tashmë i kalohen si kosto e shtuar konsumatorit që paguan duke e penalizuar atë me një çmim tepër të fryrë.
Penalizimi kolektiv i familjeve që paguajnë faturat e tyre si qytetarë të ndershëm, është një fenomen që duhet të shqetësojë klasën politike, por dhe gjithë shoqërinë sot në Shqipëri. Ia vlen te sjellim në vëmendjen e sipërmarrësve, por më parë të ekonomive familjare, rritjen e papërballueshme të çmimit të energjisë që po sheh rritje galopante. Ky mund të jetë rasti i vetëm në botë, ku konsumatorët e rregullt penalizohen për korrektesën e tyre në pagesa, që nuk i mblidhen dot individëve abuzivë nga operatori shpërndarës.
Njëkohësisht, shmangia abuzive nga taksat dhe detyrimet fiskale të disa bizneseve të lidhura me qeverinë, bën të mundur që grumbullimi i taksave të jetë mjaft më i vogël se sa ajo që regjistrohet në vende të krahasueshëm për nga niveli i zhvillimit.
Nga ana tjetër, maturimi i borxhit publik është mjaft i shkurtër, duke e bërë Shqipërinë mjaft të varur nga ndryshimi i normave ndërkombëtare të interesit.
Këto fenomene, si të veçuara, ashtu si dhe të kombinuara në një reaksion toksik për ekonominë familjare, e bejnë të rëndë gjendjen e shtresave të mesme dhe atyre në nevojë në vend. Deri më sot është anashkaluar si e pavlerë gjendja ekonomike e familjeve shqiptare që jetojnë me atë që sjell dita. Qeveria me të padrejtë lë peng sot ekonominë familjare dhe jetesën tonë dinjitoze, për një kauzë të largët dhe shpeshherë abuzive.
Ashtu si po vërtetohet së fundmi, këto kauza janë shpeshherë tunele pa dritë që shemben përpara se të dalin në rrugën që na intereson ne si taksapagues dhe votues të këtij pushteti. Ndaj një shtet me sadopak mirëkuptim dhe ndjenjë detyrimi ndaj njerëzve të tij duhet të mendojë më shumë për një buxhet me një fytyrë më sociale. Thënë më qartë, qeveria duhet të gjejë balancën e duhur mes përkujdesjes për qytetarët e saj dhe aspiratave për një të ardhme në zhvillim, për të mos përmendur ethet elektorale që drobisin trupin e ekonomisë sonë. Kuptohet që investimet në ekonomi bëhen për një të nesërme më të mirë; po si do të arrijmë deri atje nëse nuk gdhihemi dot deri në mëngjes?!