Zgjedhjet në PD, emrat në garë për Këshillin Kombëtar
ADI SHKEMBI
Kuvendi i Partisë Demokratike do të zgjedhë sot kryetarin e Partisë dhe Këshillin Kombëtar. Ky është Kuvendi i nëntë i PD-së që nga krijimi i saj në 11 dhjetor 1990. Rreth 1260 delegatë nga 12 qarqet e vendit do të mblidhen në orën 10.00 në Pallatin e Kongreseve, ku veç ripërtëritjes së forumeve do të votohet edhe për disa ndryshime statutore, të cilat vijnë si pasojë e ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Kryetari aktual, njëherësh edhe kryeministër i vendit, Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm në garë, ashtu si edhe në vitin 2005. Por në PD nga tre kuvendet e fundit, në dy prej tyre Berisha ka pasur rivalë përballë. Në vitin 1997, pasi PD-ja humbi pushtetin përballë kreut aktual të PD-së ishte Pjetër Arbnori, ndërsa në vitin 2001, Uran Butka. Në përfundim të procesit zgjedhor, Berisha merr mandatin e pestë si kryetar i kësaj partie, kur mandati i parë daton në vitin 1991, pak ditë pas krijimit të saj. Sot pritet të zgjidhen 100 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërkohë që përveç tyre, automatikisht pjesë e këtij forumi do të jenë edhe kryetarët e degëve të PD-së dhe kryetarët e bashkive me mbi 40 mijë banorë.
Këshilli Kombëtar
Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur për gazetën se në listën e votimit për anëtarë të Këshillit Kombëtar do të jenë rreth 400 kandidatë. Gazeta ka zbuluar një pjesë të tyre, të cilët janë edhe kandidatët potencialë për tu zgjedhur në këtë forum. Kështu mësohet se në listën e kandidatëve do të jenë thuajse të gjithë anëtarët e zgjedhur katër vjet më parë në Këshillin Kombëtar, ndërkohë që pjesë e kësaj liste nuk do të jenë Aleksandër Meksi e Preç Zogaj, të cilët në zgjedhjet e 28 qershorit ishin pjesë e dy forcave të tjera politike. Në listën e kandidatëve janë edhe ministrat dhe zv.ministrat e Partisë Demokratike, si dhe të gjithë kandidatët për deputet të kësaj partie në qarkun e Tiranës. Kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar do të jenë edhe deputetët e zgjedhur në 12 qarqet e vendit në zgjedhjet e gjashtë muajve më parë. Ndërkohë edhe degët e partisë, të cilat prej dy muajsh janë përfshirë në procesin e analizave, kanë propozuar rreth 200 kandidatura, të cilat do t’i nënshtrohen votimit të delegatëve. Ky forum, i dalë nga procesi zgjedhor i 14 dhjetorit, do të mblidhet në javët e ardhshme për të zgjedhur sekretarin e përgjithshëm të Partisë, dy nënkryetarët dhe sekretariatin. Sipas statutit të PD-së, njëri prej nënkryetarëve të Partisë është kryetar i grupit parlamentar. Këshilli Kombëtarë do të zgjedhë përmes kandidaturave alternative edhe Kryesinë e PD-së, si hallka e fundit e ripërtëritjes një herë në katër vjet të këtyre forumeve. Kryesia e PD-së vendosi mbledhjen e Kuvendit në 12 dhjetor, ditën zyrtare të themelimit të kësaj partie, por ai i shty me dy ditë për shkak të një vizite të kryeministrit Berisha në Vatikan.
Kandidatët potencialë për Këshillin Kombëtar
Sali Berisha
Agron Hazisllari
Agron Musaraj
Agron Shara
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Aleksandër Biberaj
Arben Imami
Antoneta Malaj
Arben Xhiku
Arben Qirjako
Ardian Kollozi
Arenca Trashani
Armand Teliti
Arqile Gorea
Arta Sakja
Asllan Noka
Astrit Patozi
Astrit Bushati
Aurel Bylykbashi
Azgan Haklaj
Bardh Rica
Bardhyl Londo
Bardhyl Peka
Bexhet Çobani
Blerim Çela
Bislim Ahmetaj
Bujar Nishani
Bujar Leskaj
Dorotea Konomi
Edi Paloka
Edmir Kapidani
Edmond Spaho
Edmond Gjoka
Eduard Selami
Elsa Meksi
Engjëll Hysenbegasi
Engjëll Cara
Eris Hoxha
Fahri Balliu
Fatbardh Kadilli
Fatos Beja
Ferdinand Poni
Ferdinand Murati
Flamur Noka
Flamur Shehu
Florian Mima
Flutura Hasko
Fredi Olli
Genc Ruli
Genc Juka
Genti Strazimiri
Gjergj Lezhja
Gjergj Oroshi
Gjovalin Veshti
Halit Shamata
Hasan Halili
Hasan Halili (Kukës)
Hekuran Hoxhalli
Ibsen Elezi
Ilda Lubonja
Ilir Bano
Ilir Krosi
Ilir Rusmali
Jemin Gjana
Jozefina Topalli
Justina Boriçi
Kolec Topalli
Kujtim Harshova
Leonard Demi
Liri Dibra
Lorenc Luka
Luan Malltezi
Luan Skuqi
Luigj Gjoka
Luigj Isufi
Lulëzim Basha
Majlinda Bregu
Maksim Cikuli
Margarita Qirko
Marieta Zaçe
Mevlan Xhindoli
Migena Reçi
Milika Jaho
Mimoza Hasekiu
Mitro Çela
Mujë Buçpapaj
Myqerem Tafaj
Naim Gazidede
Natasha Shehu
Nermin Basha
Nestor Tereska
Nezir Rizvani
Niko Dudo
Omer Stringa
Osman Metalla
Pal Dajçi
Pashk Gjoka
Refik Rugia
Rexhep Uka
Ridvan Bode
Rahim Kaleci
Roland Bejko
Sali Shehu
Selami Xhepa
Shaban Memia
Shkëlqim Hoxha
Shkëlqim Hysaj
Skënder Lleshi
Sokol Olldashi
Suzana Panariti
Teuta Kalemi
Uran Butka
Valbona Qehaja
Veli Rada
Voltana Ademi
Ylber Vata
Ylli Asllani
Ylli Pirro
Xhelal Mziu
Zana Turku
Spiro Ksera
Ferdinand Xhaferri
Genc Pollo
Gerti Bogdani
Tritan Shehu
Viktor Gumi
Lajla Përnaska
Vath Tabaku
Jorida Tabaku
Gjergj Bojaxhi
Edit Harxhi
Altin Ndroqi
Kastriot Sulka
Galip Ramadhi
Taulant Bino
Ermal Dobi
Indrit Fortuzi
Ferdinand Shehu
Jera Kruja
Keltis Kruja
Gazmend Oketa
Ylli Lama
Eduard Halimi
Igli Cara
Adriana Gjoni
Rrahim Cota
Dashnor Sula
Luçiano Boçi
Sybi Hida
Gjergji Papa
Ledina Aliolli
Ismail Hoxha
Kreshnik Çipi
Gëzim Dibra
Gjok Uldedaj
Paulin Sterkaj
Ndue Paluca
Mesila Doda
Enkelejd Alibeaj
Vasillaq Ngresi
Mark Marku
Paulina Hoti
Mehmet Xheka
Lefter Maliqi
Besnik Dushaj
Fatos Hoxha
Sherefedin Shehu
Bedri Hoxha
Iva Zajmi
Avenir Peka
Zana Xhuka
Nezir Haldeda
Alfred Rushaj
Eno Bozdo
Zamira Sinoimeri
Bardh Spahia
Ndoc Fasllia
Berisha: Kuvendi do më rizgjedhë
ADI SHKEMBI
Kryetari i PD-së, Sali Berisha fton kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama të përshëndesë Kuvendin Kombëtar të kësaj partie. Pak orë para mbledhjes së forumit të demokratëve, kreu i qeverisë zhvilloi një takim me mediat, ku merrnin pjesë edhe anëtarë të degës së PD-së së Tiranës. Fillimisht, ai i bëri thirrje të gjithë ish-zyrtarëve të lartë të kësaj partie, të jenë sot të pranishëm në punimet e Kuvendit, megjithëse, sipas Berishës, mund të mos kenë marrë ftesat, për arsye protokollare. I pyetur nga gazeta “Panorama” nëse ka edhe një ftesë për kreun e opozitës, Edi Rama, si pjesëmarrës në ditët e para të themelimit të PD-së, Berisha tha se: “Zoti Rama është i ftuar si kryetar i PS në Kuvend, ne kemi ftuar të gjithë spektrin politik të vendit. Për fat të keq kanë qenë gjithsej 18 minuta në PD. Erdhi dhe deklaroi se hyj në mbledhjen e komisionit nismëtar, duhet të ketë ardhur nga datat 17 ose 19. Ishte zgjedhur komisioni, u ul aty pastaj pas një debati një nga eksponentët kryesor të partisë i kërkoi të dilte jashtë. Nesër zotëria i tij është i ftuar”. Në të njëjtën kohë Berisha theksoi se Këshilli Kombëtar do të votojë kandidaturën e tij për një mandat tjetër në krye të kësaj partie. Ai shprehu njëherësh bindjen se 400 kandidatët e zgjedhur për anëtarë të Këshillit Kombëtar janë personalitete me kontribute në këtë parti. “Në forumin kryesor të PD, Këshillin Kombëtar të saj përpunoi rreth 400 personalitete, djem dhe vajza, burra dhe gra me një karrierë të shkëlqyer politike dhe profesionale, me kontribute thelbësore në demokracinë e këtij vendi dhe në jetën e PD. Unë e kuptoj se përzgjedhja është e vështirë por nga ana tjetër unë kam besimin më të madh se delegatët e Kuvendit do të votojnë për kandidatët më të mirë, do të votojnë për kryetarin e tyre Sali Berishën”, u shpreh kreu i demokratëve. Në prag të votimit të ndryshimeve statutore, kreu i demokratëve la të hapur mundësinë e ndarjes së posteve në këtë parti. “Në të gjitha forcat politike në pushtet, në mënyrë të ligjshme lind debati për ndarjen e posteve partiake me ato të pushtetit. Dhe kjo absolutisht nuk ka asgjë të paligjshme në këtë kërkesë. Por një parti që fiton zgjedhjet është e detyruar që forcat më të kualifikuara më aktive ti angazhojë për t’i dhënë vendit qeverisje. Unë nuk dua të them me këtë se ata që mbeten në parti janë dytësor”, theksoi Berisha. Megjithatë, sipas tij: “Partia ka traditën e vet dhe që një traditë mendoj unë që ka funksionuar në interesin e saj. Kryetari i grupit parlamentar që nga themelimi i Partisë ka qenë nënkryetari i saj, edhe në opozitë edhe në pushtet. Ka parti të tjera që në opozitë kanë kryetarin e partisë kryetar grupi. Ne i jemi përmbajtur këtij rregulli, që nga shndërrimi ynë në parti parlamentare në zgjedhjet e para. I jemi përmbajtur këtij rregulli. Nesër (sot) delegatët do të kenë mundësi të përzgjedhin midis këtyre dy tendencave dhe unë të garantoj se brenda vullnetit të tyre do të respektohen plotësisht”, theksoi Berisha.