Armët e Skënderbeut, Në muze për 100-vjetor

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi të mërkurën se qeveria shqiptare do të vendosë për kthimin e armëve të Skënderbeut nga Austria me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
“Shqiptarët mund t’i vizitojnë dhe t’i shohin nga afër armët e prijësit të tyre të përjetshëm. Do të lobojmë për kthimin e armëve të Skënderbeut në Muzeun Historik Kombëtar. Skënderbeu është një ikonë e identitetit shqiptar, i krenarisë së shqiptarëve, i qëndresës së tyre. Këto vendime, që do dalin sot nga qeveria, do të paraqesin masat e nevojshme për administrimin e tyre në Muzeun tonë Kombëtar”, u shpreh Berisha.