E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillon darka e përbashkët

( E plotësuar) Darka e përbashkët ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daciq, ka nisur rreth orës 21:00.

Darka ka pasuar takimet bilaterale që baronesha Eshton ka zhvilluar me dy kryeministrat.

Takimi, Thaçi-Daçiq, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është i treti me radhë midis dy kryeministrave.

Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur këtë marrëveshje qysh në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.

Takimet e nivelit të lartë janë parë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në bisedime do të avancojë përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë, për të lëvizur përpara drejt integrimit në këtë bllok.

Takimi i parë Thaçi-Daçiq është zhvilluar më 19 tetor, ndërsa i dyti më 7 nëntor.

.....

Takimi bilateral në mes të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton me kryeministrin e Kosovës ka filluar pak para orës 19, ka bërë më dije zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq.

Ajo ka bërë të ditur, se pas këtij takimi, do të zhvillohet një takim biletaral i zonjës Ashton me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Të dy takimet i paraprijnë takimit të përbashkët që zhvillohet në kuadër të darkës punuese, bën me dije, Kocijanciq.

Takimi, Thaçi-Daçiq, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është i treti me radhë midis dy kryeministrave.

Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›