Hillary Clinton: Pata vizitë të shkëlqyer në Shqipëri

Ministri Panariti pati një takim sot me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton gjatë punimeve të takimit ministerial të NATO-s, që po mbahet në Bruksel.
Gjatë takimit, ministri Panariti vlerësoi raportet e shkëlqyera që ekzistojnë mes të dy vendeve, si dhe mesazhet që përcolli Clinton gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Nga ana e saj, Clinton e konsideroi të shkëlqyer vizitën e saj në Shqipëri dhe takimet e zhvilluara me autoritetet më të larta të shtetit.
Ajo vuri në dukje se raportet e bashkëpunimit mes të dy administratave do të forcohen më tej në të ardhmen.
Më tej të dy bashkëbiseduesit u përqendruan në zhvillimet në lidhje me Kosovën dhe forcimin e lobimit për njohjen e saj nga vendet e tjera./Indeksonline/