E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon festivali mitrovicas i komedisë

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 17:20

I organizuar nga Teatri Profesionist i Mitrovicës, Sandër Prosi, dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe nga Drejtoria për Kulturë e Kuvendit Komunal, të hënën në Mitrovicë filloi Festivali Tradicional i Komedisë. Në festival marrin pjesë grupe teatrore nga Kosova e Shqipëria.

Drejtuesi i deritashëm i Teatrit të Mitrovicës, Halit Barani, deklaroi se qëllimi i organizimit festivalit është zbulimi dhe afirmimi i vlerave teatrore të komediografëve shqiptarë, nxitja e krijimtarisë teatrore dhe zbulimi e inkurajimi i talentëve të rinj, gjë që konsiderohet një investim në të ardhmen.

Në festival marrin pjesë teatrot nga Prishtina, Vushtrria, Podujeva, Vlora dhe Tirana, ndërkaq pjesë e tij do të jenë edhe aktivitetet përcjellëse ditore, si hapja e ekspozitave të ndryshme të artit figurativ, fotografisë, etnografisë, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›