Cabaye afër Newcastles

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 16:14
Mesfushori francez Yohan Cabaye është në prag të transferimit në Newcastle United nga kampioni i Francës Lille.
“Yohan na ka thënë se ka vendosur të kalon në Newcastle”, tha trajneri Rudi Garcia për të përditshmen sportive franceze L’Equipe të hënën.
“Është zgjedhja e tij dhe e respektoj”, u shpreh ai. Cabaye i cili ka bërë dy paraqitje për Francën luajti rol të rëndësishëm në mesfushën e Lilles që triumfoi në Ligue 1 dhe Kupën e Francës.
25 vjeqari ka kontratë me Lillen deri më 2013 që përmban dëmshpërblim që lejon largimin e tij për 5 milionë euro.