E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon gara për pasardhësin e Strauss Kahnit

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 13:30

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të gjejë deri në fund të qershorit një pasardhës për drejtorin e tij të dorëhequr, Dominique Strauss-Kahn.

Prej së hënës mund të emërohen kandidatë, bëri të ditur organizata në Washington.

Drejtoria shpreson që deri në 30 qershor të jetë gjetur një shef i ri, u tha në kumtesën e FMN-së.

24 anëtarë të instancës udhëheqëse të FMN-së janë marrë vesh për një procedurë përzgjedhjeje të hapur dhe të transparente, u tha më tej.

Sipas mendimit të qeverive evropiane, në kreun e organizatës së veçantë të OKB-së duhet të vihet një evropian.

Këtë e theksoi edhe ministri gjerman i financave, Ëolfgang Schauble.

Ai u shpreh në favor të kandidaturës së homologes franceze Christine Lagarde, e konsideruar favorite për pasardhësin e Dominique Strauss-Kahnit.

Por edhe vende në ekspansion, si Kina dhe India, ngrenë pretendime.

SHBA-ja si aksionari më i madh i FMN-së është shprehur deri tani asnjanëse në diskutimin rreth pasardhësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›